Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka kritikuar ashpër sjelljen e disa personave në funeralin e vëllait të Gjestit disa ditë më parë.
Teksa shprehet e indinjuar, Dafina thotë e mbeti e tronditur kur pa sesi njerëzit filmonin me telefona, ndërsa persona të ashtuquajtur ‘’VIP’’-a jepnin intervista dhe mburreshin online për fjalët që u ishin thënë. Një kritikë e pati edhe për gazetarët të cilët sipas saj bënin pyetje të parëndësishme duke e kthyer dhimbjen e thellë të familjes në një spektakël online.
“Është absurde, çnjerëzore dhe thellësisht mosrespektuese që një moment i tillë privat të kthehet në një cirk,” shkroi aj mes të tjerash.
Shkrimi i saj i përkthyer në shqip:
“Rrjetet sociale janë të fuqishme, por gjithashtu edhe të rrezikshme. Janë ndërtuar mbi vëmendjen, por kurrë nuk duhet të lavdërojnë llojin e gabuar të saj!
U trondita kur pashë njerëz duke regjistruar me iPhone në një funeral. Dhe të ashtuquajtur “VIP-a” që jepnin intervista e mburreshin online me atë që u ishte thënë. Disa të ashtuquajtur gazetarë bënin pyetje të parëndësishme, duke e kthyer dhimbjen e një familjeje në dritën e tyre të vetme.
Kjo është absurde, çnjerëzore dhe thellësisht mosrespektuese. Ajo që duhet të ishte një moment privat, u shndërrua në një cirk. Një ditë, do t’ia mësoj djalit tim: këta janë njerëzit nga të cilët duhet të qëndrosh larg, ata që japin shembullin më të keq. Humaniteti kurrë nuk duhet të shkëmbehet për vëmendje. Sepse vëmendja nuk duhet të vijë kurrë në kurriz të dhimbjes së dikujt tjetër.” Versus.al







