MAGAZINË /

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, shok ekipi me bomberin e famshëm italian

Drejtuesit e klubit italian kanë arritur marrëveshjen me homologët e Besiktasit, skuadër ku luan edhe Milot Rashica.

Shkruar nga Versus

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, shok ekipi me bomberin e famshëm

Ernest Muçi do të luajë sezonin e ardhshëm me një nga sulmuesit më të mirë italianë të viteve të fundit.

Ciro Immobile i ka dhënë fund aventurës 8-vjeçare me Lazion dhe golashënuesi më i mirë në historinë e bardhekaltërve do të transferohet në Turqi, te Besiktas.

Drejtuesit e klubit italian kanë arritur marrëveshjen me homologët e Besiktasit, skuadër ku luan edhe Milot Rashica.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, shok ekipi me bomberin e famshëm

Sulmuesi 34-vjeçar do të udhëtojë ditët e ardhshme drejt Stambollit për t’u prezantuar si lojtari më i ri i bardhezinjve turq. Immobile do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me Besiktasin, që sezonin e ardhshëm tenton rikthimin te titulli kampion.

Ciro Immobile ka shënuar 329 gola dhe ka dhënë 75 asist në 593 ndeshje zyrtare gjatë karrierës.

Poll