
Mbrëmja e djeshme shënoi një moment të papritur mes Indrit dhe Vanesës, të cilët shkëmbyen puthjet e para, duke lënë të kuptohet se mes tyre po lindte një afrimitet i ri.
Por vetëm një ditë më pas, situata ka marrë një kthesë tjetër.
Gjatë një bisede mes tyre, Indri është shprehur se nuk ndihet ende i gatshëm për të vazhduar një lidhje në këtë fazë të lojës, duke krijuar paqartësi për raportin e tyre.
Nga ana tjetër, reagimi i Vanesës ka qenë i menjëhershëm dhe i sinqertë.
Ajo ka vendosur të flasë hapur për jetën e saj jashtë formatit, duke zbuluar një vendim të rëndësishëm: ndërprerjen e marrëdhënies me partnerin që ka lënë jashtë.
“Kur të dal, me atë person do e kem një telefonatë, një sqarim, sepse e meriton. Por nuk e prisja të isha në këto ujëra. Por çdo gjë ndodh për një arsye. Kjo është gjëja që kam vendosur,” u shpreh ajo.
Vanesa theksoi se nuk dëshiron të mbajë askënd në pritje, ndërsa vijon rrugëtimin e saj në lojë, duke pranuar se situata është emocionalisht e ngarkuar për të.
“Unë e di ku jemi. Nuk e di sa e percepton, por edhe për mua është ngarkesë. Sepse unë s’mund të vazhdoj edhe të kem këtë gjë brenda dhe jashtë të mbaj dikë peng,” shtoi ajo.
Ngjarjet mes tyre pritet të ndikojnë në dinamikën e lojës, ndërsa mbetet për t’u parë nëse raporti mes Indrit dhe Vanesës do të marrë një drejtim të ri në ditët në vijim.

