
Këngëtarja Sheila Haxhiraj ka reaguar me një postim prekës pas vetëvrasjes së vëllait të saj gardist, Henri Haxhiraj me armën e shërbimit.
“O DIELLI im, o YLLI me i bukur i qiellit, o ENGJELLI me i bukur i parajses ,motren e ka marr malli qe tani per ty, zemren time ma more Ti sot me vete. Prehu ne paqe i shtrenjti im,shpirti im…
Do te te dua perjetesisht deri ne diten qe do jemi bashke dhe pertej asaj jete. Qofsh i parajsesh Vellai im”, shkruan ajo në rrjetet sociale.
37 vjeçari u transportua në spital mesditën e djeshme pasi u gjet i plagosur me armën e shërbimit brenda banesës së tij në zonën e Qytetit Studenti. Por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra dhe për pasojë ndërroi jetë në spital. Versus.al







