Aktori i njohur shqiptar, Jul Deda, është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit e tij momente të ndryshme nga jeta personale dhe profesionale.
Së fundmi, ai ka zgjedhur të ndajë një kujtim të ndjerë për të atin e tij të ndjerë, duke prekur zemrat e ndjekësve të tij.
Jul Deda postoi një video emocionuese nga një performancë e të atit, duke shfaqur krenarinë dhe dashurinë e tij të pashuar për të. Në përshkrimin e videos, aktori shkroi:
"Vetëm Zoti e di sa më ka marrë malli për ty babush. Për mu je më i miri."
Këto fjalë të thjeshta, por të thella, tregojnë përmallimin e tij të thellë dhe dashurinë e madhe për babanë.








