
Cristiano Ronaldo nuk do të shkojë askund! Superylli portugez, pavarësisht thashethemeve të shumta për fazën tjetër të karrierës së tij, pasi kontrata e tij me Al Nasr skadon më 30 qershor, konfirmoi se do të mbetet me klubin e Arabisë Saudite.
Pasi fitoi Ligën e dytë të Kombeve në karrierën e tij, me Portugalinë që mposhti Spanjën në penallti, legjenda 40-vjeçare e futbollit u pyet të fliste për të nesërmen.
Fillimisht, pasi theksoi se fundi i karrierës së tij po afron, CR7 u përgjigj se do të mbetet me Al Nasr, pavarësisht faktit se kishte disa oferta.
"E ardhmja ime? Asgjë nuk do të ndryshojë. Te Al Nasr", tha Cristiano, i cili ka 93 gola dhe 19 asiste me ekipin e Ligës Profesionale Saudite./Versus.al
Cristiano Ronaldo confirms: he remains at Al Nassr next season.
— Al Nassr Zone (@TheNassrZone) June 9, 2025
“Virtually nothing will change. Al Nassr? “Yes!” pic.twitter.com/jif8yA5hl7







