MAGAZINË /

VIDEO/ Aktorja e mirënjohur shqiptare feston 40 vjetorin e martesës në Afrikë

Dje ishte një ditë e veçantë për aktoren e madhe, Mariana Kondi. Ajo festoi 40-vjetorin e martesës dhe kjo ditë e ka gjetur atë në Zanzibar të Afrikës.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Aktorja e mirënjohur shqiptare feston 40 vjetorin e martesës

Dje ishte një ditë e veçantë për aktoren e madhe, Mariana Kondi.

Ajo festoi 40-vjetorin e martesës dhe kjo ditë e ka gjetur atë në Zanzibar të Afrikës.

Ky udhëtim ka ardhur si dhuratë nga producentja Holta Dulaku, të cilën Mariana e falenderon publikisht për mundësinë e madhe.

Mariana po i kalon këto pushime së bashku me bashkëshortin në një vend kaq të bukur si Afrika, ku nuk kanë munguar as fotot.

'Për mua sot është një ditë e veçantë. Në këtë ambient kaq të bukur, siç është Afrika. Falenderoj shumë personin që më bëri të mundur të vija këtu bashkë me bashkëshortin tim, në ditën më të bukur të jetës time. 40 vjet të martuar. Nuk di të them është shumë apo është pak. Ndonjëherë më duket sikur është shumë pak, ndonjëherë më duket sikur është shumë, shumë, shumë. Kështu është jeta. Faleminderit shumë Holta që më dhe këtë kënaqësi kaq të madhe në jetën time'.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: