MAGAZINË /

Video / Arrestohet "Spiderman". Polaku u ngjit deri në katin e 25 vetëm me duar, krejt i palidhur

Një influencer 36 vjeçar polak u arrestua në Argjentinë pasi ngjiti një objekt 30 katësh pothuajse deri në maje, pa qenë i lidhur askund dhe pa patur asnjë lloj sigurie për jetën.

Shkruar nga a.b.

Video / Arrestohet "Spiderman". Polaku u ngjit deri në katin e 25

Një influencer 36 vjeçar polak u arrestua në Argjentinë pasi ngjiti një objekt 30 katësh pothuajse deri në maje, pa qenë i lidhur askund dhe pa patur asnjë lloj sigurie për jetën. Ngjarja ndodhi në Argentinë, në një ndërtesë në Retiro, një lagje afër portit të Buenos Aires.

I riu, I identifikuar si Marcin Banot u ngjit në pallatin e lartë duke përdorur një strukturë hekuri të vendosur mbi fasadë.

Video / Arrestohet "Spiderman". Polaku u ngjit deri në katin e 25

Zjarrfikësit e ndaluan polakun në katin e 25-të. Ata u ngjitën në tarracën e godinës për ta ndaluar që të vijonte ngjitjen.

Video / Arrestohet "Spiderman". Polaku u ngjit deri në katin e 25

I riu, I cili mbante veshur bluzën e kombëtares së Argjentinës, kishte një videokamera në kokë sipas autoriteteve dhe “po përpiqej që të fitonte një sfidë të hedhur në Instagram. Në rrjetet e tij sociale Banor, i cili ndiqet nga rreth 300 mijë persona ka postime të ndryshme duke u ngjitur që prej 2016 në kulla, ura, e ndërtesa në të gjithë botën.    

 

Poll