
Lojtari i Kombëtares Shqiptare, Nedim Bajrami ka shpërthyer pas humbjes që skuadra e tij Rangers pësoi në Kupën e Skocisë ndaj Celtic të cilët arritën të triumfonin pas gjuajtjes së penalltive duke siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të turnout.
Bajrami luajti gjatë ndeshjes dhe u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, por ekipi i tij nuk pati fat. Kjo humbje shkaktoi mjaft zemërim tek lojtari shqiptar i cili shihet tepër i revoltuar.
Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, Bajrami shihet teksa drejtohet për në dhomat e zhveshjes tepër i nervozuar. Siç duket ndonjë fjalë e tifozëve mund të ketë shkaktuar zemërimin e tij. Versus.al

