MAGAZINË /

VIDEO/ Cristiano Ronaldo surprizon kuzhinerin e Al-Nassr me tortë për ditëlindje

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Cristiano Ronaldo surprizon kuzhinerin e Al-Nassr me tortë për

Imagjinoni të merrni një urim personal ditëlindjeje nga vetë Cristiano Ronaldo.

Pikërisht këtë përjetoi Mohammed Kadmiri, shefi personal i kuzhinës në klubin Al-Nassr, të cilit legjenda portugeze ia bëri ditën të paharrueshme. Ronaldo e surprizoi me një tortë që mbante urimin për kuzhinierin e skuadrës arabe.

Gjesti i ngrohtë dhe i papritur preku thellë kuzhinierin me origjinë marokene, i cili u emocionua dukshëm nga momenti intim me yllin e futbollit botëror.

Ky është një tjetër shembull i klasit dhe modestisë së Ronaldos, i cili vazhdon të impresionojë edhe jashtë fushës së blertë. Versus.al 

 

 

Poll