Një situatë e tensionuar ka ndodhur gjatë ditës së djeshme mes dy konkurrenteve të Big Brother VIP Kosova.
Anisa Veseli ka shkaktuar një incident duke i thyer një vezë në kokë Xhenetës dhe më pas i hodhi edhe birrë sipër. Modelja ndërkohë, ka praktikuar teknikën e numërimit dhe u kujdes që të ruante qetësinë në këtë situatë.
”Unë e di pse”, tha Anisa duke kërkuar nga të tjerët që të mos ndërhynin në këtë gjë. Xheneta më pas tha se ky ishte një plan i Xuxit me Anisën, meqë e paralajmëruan. Ndërsa në rrjete sociale, kjo gjë po cilësohet si një plan i dy konkurrenteve për të parë reagimet e banorëve të tjerë të shtëpisë. Versus.al