MAGAZINË /

VIDEO/ Deliron Bujar Kapexhiu: Femrat nuk kanë kapacitet të bëjnë humor, është privilegj i të mençurve

I ftuar në Top Albanaia Radio Kapexhiu u shpreh se asnjë femër nuk di të bëjë humor dhe se të gjitha barcaletat apo skenat që shkaktojnë të qeshura në audiencë prodhohen nga meshkujt.

Shkruar nga B.SH

VIDEO/ Deliron Bujar Kapexhiu: Femrat nuk kanë kapacitet të

Deklarata e regjisorit  Bujar Kapexhiu se gratë nuk dijnë të bëjnë humor se nuk kanë kapacitetin për të krijuar ka shkaktuar shumë reagime në rrjete sociale.

I ftuar në Top Albanaia Radio Kapexhiu u shpreh se asnjë femër nuk di të bëjë humor sepse humori është privilegj i të mençurëve dhe se të gjitha barcaletat apo skenat që shkaktojnë të qeshura në audiencë prodhohen nga meshkujt.

“Këtu e kam absolute, vetëm mund të jetë ndonjë përjashtim i jashtëzakonshëm në botë, femër që shkruan humor nuk ka, sepse humori është privilegj i të mençurve. (Ooo kjo ishte e rëndë, të qeshura mes moderatorëve). A e dini që ka shumë barcaleta për femrat, i sajojnë meshkujt, e dini që ka shumë barcaleta për meshkujt, i sajojnë po meshkuj, se femrat nuk kanë kapacitet për ta bërë këtë”, u shpreh Kapexhiu, pa u tërhequr në asnjë moment nga kjo deklaratë skandaloze e tij.

Poll