Joz Marku, ish-banori i Big Brother Vip4 është shfaqur për herë të parë pas skandalit të dhunës së ndodhur pak ditë më parë ku pasi u eleminua goditi me shpullë Gjestin.
Policia e shoqëroi në komisariat për ta liruar pak orë më pas, ndërsa tashmë Jozi i pashqetësuar dhe në dukje i pa penduar për gjestin e bërë, ka dalë duke kënduar në një lokal ku shihet i rrethuar nga shokët e tij.
Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit për shkak se nuk pati asnjë reagim nga ana e këngëtarit për të shprehur pendesë për veprimin e bërë që ka ngjallur përçarje në rrjete sociale mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Versus.al








