MAGAZINË /

VIDEO/ Çekia dyfishon rezultatin, Chory na ndëshkon sërish

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Çekia dyfishon rezultatin, Chory na ndëshkon sërish

Minuta e 63 dhe Çekia ka shënuar golin e dytë.

Është sërish Tomas Chory ai i cili në minutën e 63 ka shënuar golin e dytë për çekët në ‘Epet Arena’, ku po luhet për grupin e parë në Ligën B, të National League.

Kur dukej sikur shqipëria po merrte veten dhe po krijonte raste për shënim, ka ardhur edhe zhgënjimi.

Sërish Chory, i cili në zonë nuk fal dhe shënon me kokë. Pas një krosimi nga Coufal, sulmuesi gjuan dhe e ndal topin në rrjetë.

Më herët, Jasir Asani ka humbur një rast të artë. I vetëm me portierin, sulmuesi i Shqipërisë gjuan shumë keq, duke e dërguar topin mbi traun e portës. Aksion i gjatë i kuqezinjve, që nisi pas rikuperimit të topit nga Hysaj, por nuk u shfrytëzua si duhet.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: