
Biznesmeni i njohur Kristian Boçi ka reaguar pas aksidentit të disa ditë më parë në autosdratën Rrogozhinë-Lushnjë.
Teksa drejtonte automjetin tip Mercedez ‘GLE’ Boçi humbi kontrollin e mjetit duke kaluar barrierat e hekurta ku më pas ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.
Biznesmeni udhëtonte në mjetin tip ‘Benz’ së bashku me dy fëmijët e mitur, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Por, Boçi ka humbur shikimin në syrin e majtë. Përmes një video të postuar në Instagram, Boçi tregon se ka humbur shikimin në syrin e majtë, por shpreson që t’i rikthehet.
‘Faleminderit për mesazhet. Vërtetë kam humbur shikimin në syrin e majtë, por gjithmonë me shpresën që do më vijë. Faleminderit Zotit që i kam mirë fëmijët’– shprhet biznesmeni në videon e publikuar.
View this post on Instagram
Kristian Boçi është i njohur për jetën e tij luksoze në rrjetet sociale. Pak kohë më parë Boçi u vu në fokus të mediave pasi me urdhër të SPAK iu sekuestruan atij dhe 3 bashkëpunëtorëve të tij pasuri të shumta në vlerën e trreth 50 milionë eurove. Dyshohet se ato janë vënë me anë të aktiviteteve të paligjshme dhe më pas janë përfshirë në një skemë pastrimi parash./Versus.al







