MAGAZINË /

VIDEO / Ervis Behari i jep fund beqarisë, e bën dasmën si festival. Prek detaji në kostumin e këngëtarit

Në dasmën e menduar në detaje të këngëtarit të njohur të muzikës popullore dhe asaj qytetare Ervis Behari ishin të ftuar shumë personazhe nga jeta e ekranit, mes tyre aktorë dhe këngëtarë që e kanë bërë dasmën një festival të vërtetë feste e gëzimi.

Shkruar nga Versus

VIDEO / Ervis Behari i jep fund beqarisë, e bën dasmën si

Ai ka martuar "gjysmën e dynjasë", por mbrëmë i erdhi rradha të vishej dhëndër vetë. Në dasmën e menduar në detaje të këngëtarit të njohur të muzikës popullore dhe asaj qytetare Ervis Behari ishin të ftuar shumë personazhe nga jeta e ekranit, mes tyre aktorë dhe këngëtarë që e kanë bërë dasmën një festival të vërtetë feste e gëzimi.


Irkens Hyka, Ylli Baka, djemtë e grupit Free/mc e natyrisht dhe Deivis Myslymi, me të cilin Ervis Behari ka bërë bashkëpunimin e fundit që ishte hiti i kësaj vere "Ah, kështu më mërzit ti mua", i kanë "vënë flakën" dasmës së mikut të tyre artist. 


Plot alegri dhe emocione, pikërisht në ditën më të lumtur të jetës, nuk kishte si të mungonin edhe këngët më të dashura për publikun të kënduara nga vetë dhëndri për bashkëshorten e tij, Kristinën.


Në prill të vitit të kaluar Ervisi bëri celebrim në Bashkinë e Tiranës duke kurorëzuar dashurinë e tij disavjeçare.

Çifti gjithashtu ka mirëpritur në jetë edhe një djalë, i cili ishte gëzimi dhe hareja e padiskutueshme e dasmës. 

Një detaj tepër i veçantë ra në sy në kostumin e tij të zi, një fotografi e vogël e nënës së këngëtarit e varur në anën e zemrës së tij.

VIDEO / Ervis Behari i jep fund beqarisë, e bën dasmën si

Rikujtojmë që nëna e Ervisit është ndarë nga jeta disa vite më parë, pas luftës me një sëmundje të rëndë. 

 

Poll