Ish-finalistja e Big Brother Vip Kosova, Xheneta Fetahu e ftuar në ‘E diell’ ka folur për deklaratën që u disktua dhe mbrëmë në Prime që lidhja mes Egli dhe Gjestit ka avancuar më tej.
Shumë prej banorëve mendoj se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie në shtëpinë e Big Brother Vip.
Dhe në lidhje me këtë Xheneta u shpreh se faji është i Eglit pasi Gjesti ja ka bërë të ditur se ndaj saj ka vetëm tërheqje fizike.
Xheneta: Unë mendoj se këtu është gabim Egli nuk është gabim Gjesti. Gjesti ja ka bërë të ditur se ka vetëm tërheqje fizike dhe është normale se është vajzë e bukur, seksi. Por në momentin kur ajo ka ndjenja të tjera ndaj një mashkulli dhe ai mashkulli ta bën ty të qartë se unë nuk kam ndjenja por kam veç tërheqje fizike, pse e lejon ti. Mendoj se kjo e bën me mbajt shpresa Eglin që ndonjëherë diçka mund të ndodh mes tyre dhe i largohet realitetit. Prandaj se në këtë rast i ka fajet Egli.








