Një deklaratë e çuditshme është bërë nga Gjesti mbrëmjen e djeshme duke befasuar publikun me një fjali që ngjalli shumë diskutime.
Teksa qëndronte në oborr me Eglin pasi në shtëpi kishin hyrë edhe disa mysafirë të njohur të studiove të TopChannel, Gjesti dëgjohet teksa i thotë Eglit “Unë vetë e kam bërë punën që të më godasë dikush”.
Kjo deklaratë u interpretua menjëherë si një referencë ndaj incidentit të shumëpërfolur që ndodhi në gjysmëfinalen e spektaklit, kur ish-banori Jozi, gjatë daljes së tij nga shtëpia në një transmetim të drejtpërdrejtë, e goditi Gjestin me shuplakë dhe e rrëzoi për tokë. Versus.al
“Une vet e kom pru punen mem godit dikush” - oh?#bbvipal4 #bbvipal pic.twitter.com/R2M8MjWw9G
— .???????? (@LeoFanClub_) April 17, 2025








