
Jul Dedaj i ka kthyer përgjigjje dikur miku i tij i ngushtë Ermal Mamaqit të cilët kanë nisur një ‘sherr’ në rrjete sociale.
Në një video të postuar ditë më parë nga Mamaqi, aktori shprehej se është mërzitur me Dedën për shkak se ka bërë dy herë video “në përgjithësi” në rrjetet sociale, kur shumë kanë menduar se kanë qenë “thumba” për Ermalin.
Sipas Ermalit, Deda është mërzitur me të pas një mesazhi në BBV, kur Juli ishte konkurrent. Në atë mesazh drejtuar Heidit, duket se Ermali mbështestë këtë të fundit dhe thumbonte Julin.
Këtij videomesazhi i është përgjigjur sot aktori shkodran i humorit. Videon prej 8 minutash, Juli e nis me thumba për aktorin e humorit duke thënë se montazhi i pamjeve ishte i mrekullueshëm, ndërsa me ironi shprehet se mesazhi i fshehur pas tyre është krejt tjetër. Më tej ai i ka kthyer Mamaqit përgjigje lidhur me disa deklarata kyçe të tij./Versus.al








