MAGAZINË /

VIDEO/ I doli gjoksi gjatë moderimit, Fjoralba Ponari tregon si doli nga situata e pakëndshme

Në video na shfaqet një skenë ku, gjatë prezantimit në krahë të Salsano Rrapit, moderatorja shihet e sikletosur dhe mban me dorë fustanin që mos të hapet më shumë. Duket se Salsano e kuptoi situatën, dhe nisi ta ngacmojë me nota humori.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ I doli gjoksi gjatë moderimit, Fjoralba Ponari tregon si doli nga
Fjoralba Ponari

Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari e cila është shumë aktive në rrjetin social Instagram ka treguar së fundmi gjatë një bisede me ndjekësit e saj se si doli nga një situatë e sikletshme gjatë moderimit të Portokallisë.

'Sa kam qeshur me komentin për dorën në zemër, dole nga situata ‘ ishte komenti që një ndjekës i dërgoi moderatores.

Për të gjithë ata që nuk e kishin kuptuar situatën Fjoralba publikoi dhe videon ku ishte ndjerë në siklet ku poshtë saj shkruante:

“Ngjitëset e brendshme që mbajnë dekoltenë e fustanit të fiksuar, për fat të keq, nga makeupi i trupit nuk u bindën dhe rezultati ishte ky”.

Në video na shfaqet një skenë ku, gjatë prezantimit në krahë të Salsano Rrapit, moderatorja shihet e sikletosur dhe mban me dorë fustanin që mos të hapet më shumë. Duket se Salsano e kuptoi situatën, dhe nisi ta ngacmojë me nota humori.

Për ta kaluar situatën me sportivitet, Fjoralba shprehet: “Meqë jemi në shtëpitë e gjithë shqiptarëve, sot desha t’iu drejtohem me dorë në zemër”.

Kështu, nisën të qeshurat në publik për mënyrën e veçantë që Fjoralba e kaloi situatën e pakëndshme, ajo duket se nuk e ka aspak problem t’i ndajë këto momente edhe në rrjetet sociale.

 

Poll