MAGAZINË /

VIDEO/ Karkaleci i afrohet te qafa, Jennifer Lopez reagon me qetësi dhe vazhdon performancën gjatë koncertit

Ndërsa qëndronte para mikrofonit duke kënduar për fansat, u pa se krijesa po ngjitej në trupin e Lopez, duke arritur deri te qafa e saj.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Karkaleci i afrohet te qafa, Jennifer Lopez reagon me qetësi dhe

Jennifer Lopez nuk frikësohet as kur një insekt i afrohet gjatë performancës së saj.

Këngëtarja, 56 vjeçe, po performonte gjatë shfaqjes së fundit të turneut të saj "Up All Night: Live in 2025" në Almaty, Kazakistan, të dielën më 10 gusht, kur një karkalec i madh u ngjit në fustanin e saj.

Ndërsa qëndronte para mikrofonit duke kënduar për fansat, u pa se krijesa po ngjitej në trupin e Lopez, duke arritur deri te qafa e saj.

Si gjithmonë profesionale, nëna e dy fëmijëve nuk humbi asnjë notë, por menjëherë e kapoi karkalecin dhe e hodhi anash skenës.

"Më guduliste," tha Lopez me buzëqeshje fansave përpara saj, duke vazhduar më pas performancën.

Poll