Francë- Pothuajse pesë vjet pas zjarrit të prillit 2019, Katedralja historike Notre Dame më në fund po kthehet në jetë duke mirëpritur zyrtarisht publikun më 8 dhjetor 2024.
Për shtypin francez, 8 dhjetori 2024 do të shënojë jo vetëm rilindjen e kësaj kryevepre arkitekturore, por dhe këmbëngulja dhe vendosmëria e të gjithë atyre që punuan për ta rikthyer atë.
Një datë që do të mbahet mend nga të gjithë dashamirët e kulturës dhe trashëgimisë.
Rihapja e Notre Dame do të shoqërohet me një sërë karakteristikash të reja: një oborr i ri projektuar plotësisht, rezervime falas për të kufizuar fluksin e vizitorëve.
Për ata që dëshirojnë të falen ose të marrin pjesë në shërbim, do të krijohet një radhë e veçantë, megjithëse pritja mund të jetë e gjatë në varësi të trafikut të vizitorëve.
Rikonstruksioni i saj sipas mediave franceze ka kushtuar rreth 700 milionë euro (shumica e të cilave ishin donacione). U mobilizuan rreth 250 kompani dhe qindra ekspertë.
Procesi i restaurimit është mbajtur i fshehtë nga e gjithë bota deri më tani. Shumë pak foto janë publikuar vitet e fundit, për të demonstruar skenën dhe ecurinë e punimeve. Gjithçka ruhej me xhelozi dhe vetëm sot, me turneun televiziv të drejtpërdrejtë të presidentit të vendit Emmanuel Macron, u arrit të kuptohej përmasa e këtyre veprave, të cilat efektivisht i kanë dhënë katedrales një pamje krejtësisht të re. Mjafton të thuhet se restaurimi i fundit i Katedrales daton në vitin 1850.
/Versus.al
View this post on Instagram