Marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit sa vjen e bëhet më e ftohtë që pas rihyrjes së banores në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Egli ka mbajtur një lloj distance nga Gjesti, ndërsa nuk ka kursyer as bisedat me banorë të tjerë lidhur me këngëtarin.
Ky i fundit gjatë një bisede me Valbonën, është shprehur i bindur se nuk dëshiron të ketë kurrë asgjë me Eglin dhe se e vetmja gjë që dëshiron është që të falin njëri-tjetrin dhe të mbyllin përplasjet.
“Pasha Zotin kurrë në jetë nuk dua të jem bashkë me Eglin. Dua për të fundit herë të merrem vesh me të, të më falë dhe ta fal. Por jo vetëm ajo e pastër, sepse edhe unë jam i lënduar dhe i ngarkuar. Të flasim dhe të dy t’ja falim njëri-tjetrit se nuk jam vetëm unë fajtori kur unë ia kam treguar të gjitha gjërat. Nuk mundet të vijë ajo prej jashtë dhe të luajë këtë rol”- u shpreh Gjesti. Versus.al








