MAGAZINË /

VIDEO-LAJM/ “Tingulli më i bukur në botë”, pamje emocionuese të një foshnje duke pirë gji

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e komentuesve është tingulli që foshnja lëshon sa herë gëlltit qumështin

Shkruar nga Versus

VIDEO-LAJM/ “Tingulli më i bukur në botë”, pamje

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga një nënë e re, ku shfaqet foshnja e saj duke pirë qumësht gjiri, ka emocionuar mijëra përdorues në internet.

Pamjet tregojnë momentin e ëmbël mes nënës dhe bebit, ndërsa ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e komentuesve është tingulli që foshnja lëshon sa herë gëlltit qumështin.

“Tingulli më i bukur në botë”, shkruan një komentues, ndërsa një tjetër thotë me humor se “kjo zhurmë meriton të bëhet zile telefoni”.

Shumë nëna kanë ndarë edhe përvojat e tyre personale lidhur me ushqyerjen me gji.

“Kjo muzikë e foshnjës sime më ka mbetur përgjithmonë në zemër”, shkruan një komentuese, duke e cilësuar videon si tepër prekëse.

Mes komenteve nuk munguan as reagimet plot humor.

“Doja ta ndërprisja ushqyerjen me gji pas tre muajsh, por tani ai është gjashtë muajsh dhe dua ta ushqej me gji për gjithë jetën”, shkruan një tjetër nënë.

Videoja ka marrë mijëra pëlqime dhe shpërndarje, duke kthyer një moment të thjeshtë mes një nëne dhe foshnjës së saj në një nga pamjet më të komentuara në rrjetet sociale. Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LIV RANDOLPH (@_oliviarand)

 

Poll