
Flavia Harizaj, 28 vjeçarja shqiptare që konkurron në “Miss Universe” ka tërhequr vëmendjen e publikut jo vetëm për bukurinë e saj por edhe për veshjen e veçantë.
Bukuroshja shqiptare ka zgjedhur të dal në skenën e sfilatës me veshjen e dizenjuar të shqiponjës, unike nga çdo konkurrente tjetër.
“Sot mbaj veshur jo thjesht një kostum, por një pjesë të historisë dhe identitetit tim. Çdo detaj, çdo ngjyrë dhe çdo element i këtij veshjeje përfaqëson rrënjët e mia, kulturën time dhe krenarinë që mbaj me vete kudo që shkoj.
Ky kostum është një kujtesë e fuqisë, elegancës dhe traditës shqiptare ..një trashëgimi që e mbroj me zemër dhe e ndaj me botën me krenari”, shkruan Flavia Harizaj në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
