
Gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit, zv.kryeministrja Belinda Balluku pati një përplasje me kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehajn teksa ky i fundit e akuzonte. Balluku i bëri thirrje Shehajt që të mos bërtasë nga vendi, ndërsa i theksoi se betejën politike duhej ta bënte duke fituar në zgjedhje dhe jo duke bërtitur në rrjetet sociale.
“Nuk bëhet politika me selfie Agron. Të duhet të dalësh në shesh të burrave e të fitosh. Nuk do bëhesh dot politikan, do jesh një pronar i vogël i call centerave që nuk paguan sigurimet shoqërore dhe i mban ato djem e vajza me paga më të ulëta se minimalja. Nuk bëhesh politikan me facebook Agron, duhet të dalësh e të takosh njerëzit. Flit si burrë, jo si soprano”- tha Balluku.
Niko Peleshi i tërhoqi vëmendjen 4 herë Shehajt dhe në fund vendosi përjashtimin e tij nga seanca plenare. Versus.al

