POLITIKË /

"Nuk do dëgjoni kurrë të merrem me prokurorë e gjyqtarë", Balluku: Opozita me standarte të dyfishta për drejtësinë

Shkruar nga Versus

"Nuk do dëgjoni kurrë të merrem me prokurorë e

Zëvendës kryeministrja, Belinda Balluku foli në foltoren e Kuvendit mbi projektbuxhetin e 2026-ës. Por para se të komentonte rreth kësaj pjesë, Balluku u ktheu përgjigjie akuzave të opozitës ndaj saj lidhur me marrjen si e pandehur nga SPAK për tunelin e Llogarasë.

Pavarësisht se demokratët braktisën sallën, Balluku tha se në asnjë moment nuk do sulmojë as prokurorë dhe as gjyqtarë vetëm sepse bëhet fjalë për të. Sipas saj, Reforma në Drejtësi ka pika të forta e të dobëta, por nënvizoi edhe njëherë mbështetjen për insitucionet e posaçme.

“Nuk do dëgjoni kurrë nga unë akuza sharje e as kërcënime për drejtësinë e re edhe kur prekem personalisht. As lëvdata e himne pasi besoj se kjo drejtësi e re e dalë nga reforma është duke e kryer misionin për të cilën u reformua, patjetër në pikat e saj të dobëta e tëforta, por si gjithçka e re konsolidohet dita ditës. Nuk do më dëgjoni kurrë të përmend prokuror e gjyqtarë pasi ata bëjnë detyrën siç e gjykojnë. Nuk do prononcohem për çështjen nën hetim pasi ata kanë rrugën e tyre të cilën do e ndjek me diskrecion derisa e vërteta të marrë formë të prerë cilado qoftë ajo. Unë si gjithë kolegët e PS mbështesim reformën në drejtësi edhe produktet e saj edhe kur prekemi personalisht. PS është formacion politik serioz, i vetmi në Shqipëri ku fjala e secilit dëgjohet dhe ka peshë. Ajo reformë ka marrë mbështetjen e çdo socialisti ndaj në respekt të misionit të saj nuk kam asnjë koment”- tha Balluku.

Sa u takon deputetëve të PD, Balluku tha se ata kanë standart të dyfishtë kur vjen puna tek SPAK që njëherë sipas tyre është i ndikuar nga Rama dhe në rastet kur merren nën hetim anëtarë të mazhorancës, kthehen në tifozë të “drejtësisë së re”.

“Ju të nderuar opozitarë keni dy standarte për Reformën dhe SPAK. Kur SPAK-u thërret Saliun dhe lozni kukafshehti me zarfin që pret 15 vite populli shqiptar për drejtësi, për një vrasje shtetërore më 21 janar, atëherë SPAK-u ndikohet nga Rama. Kur SPAK-u thërret Sali Berishën dhe e mban në arrest shtëpie për muaj e më pas u thotë është i pandehur në GJKKO për korrupsion pasiv të zyrtarëve, atëherë Rama e ndikon. Por kur sipas jush merret me mazhorancën, atëherë ju bëheni martirët e drejtësisë, bëheni britma e klithma e saj. deputetë detyra e një opozite është ofrimi i një oferte. Rotacionin që kaq shumë e doni, nuk mund ta bazoni në tifozllëkun se kë do kapë SPAK-un”- shtoi Balluku. Versus.al

Poll