
Tiranë- Policia ka arrestuar një 30 vjeçar që sulmonte qytetarët dhe u vidhte para e sende personale. Në pranga ka rënë i riu N.H me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje e drogë.
Mbrëmë ka tentuar që të vjedhë me dhunë sendet personale të një gruaje. Fatmirësisht falë policisë është bërë i mundur arrestimi i tij. Ndërsa është zbuluar se më datë 9 nëntor i kishte vjedhur një shumë parash një 54 vjeçari të cilin e kishte dhunuar.
Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjeve të kryera nga ky shtetas. Versus.al
