MAGAZINË /

VIDEO/ Motrat Berisha dhunuan të renë, reagon Juliana Nura: O budallica, rrit fëmijën tuaj, fajin nuk e ka ajo, por burri

Ish-banorja e Big Brother Kosova reagon për ngjarjen e rëndë ku dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha dhunuan Klea Prengën

Shkruar nga B.SH

VIDEO/ Motrat Berisha dhunuan të renë, reagon Juliana Nura: O

Ngjarja e rëndë ku Antonela dhe Mariela Berisha dhunuan Klea Prengën, pasi siç është shprehur kjo e fundit është akuzuar nga motrat se ka ndërhyrë në familje, ka shkaktuar shumë diskutime dhe polemika në rrjete sociale.

Dhe siç duket ngjarja e ka kaluar kufirin pasi ka ardhur dhe një reagim nga ish-banorja e Big Brother Kosovës, Juliana Nura.

Në një video të publikuar në Insta-story, ish-banorja duke i etiketuar motrat Berishës, budallica është shprehur se faji nuk është i të resë por i burrit që tradhëton gruan me një vajzë beqare.

Në video Juliana shprehet:

“Përshëndetje! Është e premte. Dua të ju uroj një fundjavë sa më të mirë. Për mua nuk ka rëndësi se punoj edhe gjatë fundjavës. Por, dua të them diçka në lidhje me rastin që paska ndodhur, ku Antonela dhe motra e saj e paskan kapur një vajzë që paska pasur lidhje me burrin e motrës së Antonelës. Oj budallica! Unë fal që po ju them kështu, por të gjithë jeni budallica. Fajin nuk e ka ajo që ka pasur lidhje me burrin, sepse nuk e ka ditur që ai është i martuar. Fajin e ka burri që tradhton gruan e tij me dikë që është beqare. Vajza është beqare, ajo nuk ka faj. Fajin e ka burri yt që është me unazë dhe ka një grua në shtëpi, që rrit fëmijën tuaj dhe ai shkon te dikush tjetër.

Kapeni burrin tuaj në shtëpi dhe përballuni me të, sepse kjo është e paarsyeshme. Merreni në gjyq, ndani pasurinë, bëni çfarë të doni, por mos fajësoni vajzën që është e pafajshme. Fajin e ka burri yt, prandaj përballuni me atë. Në fund, dua të them se më mirë është një ndarje me dhimbje të shkurtër sesa një dhimbje e pafund, që shpesh është martesa./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: