
Një ditë e pabesueshme ishte ajo e djeshmja për mesfushorin e kombëtares shqiptar, Klaus Gjasulën i cili u akitivua në minutën 72-të përballë Kroacisë.
Vetëm 4 minuta më vonë, ai shënoi autogol duke kaluar kështu në avantazh Kroacinë në minutën e 76-të.
Mirëpo teksa dukej se sfida po mbyllej me këtë rezultat, Gjasula shënoi golin e barazimit për Shqipërinë në minutën e pestë të kohës shtesë.
Lidhur me golin e tij pati reagime të shumta, por vëllai i mesfushorit, Jurgen Gjasula ka publikuar një video në rrjetet sociale ku tregon sesa është emocionuar nga goli i të vëllait.
“Nuk kam fjalë, jam shumë krenar për ty vëllai im”, shkruan Jurgeni i cili dikur ka qenë mesfushor që ka luajtur prej vitesh në Gjermani por ka qenë grumbulluar edhe nga Kombëtarja shqiptare. Versus.al








