Këtë të dielë, në ditën e parë të Fiter Bajramit, moti vijon të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta më origjinë veriperëndimore. Kjo do të bëjë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante gjatë gjithë paradites.
TEMPERATURA
Sot (e diel, dt. 30) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 20 °C
në vendet e ulëta: 8 / 19 °C
në vendet malore: 2 / 13 °C
Pjesa e dyte e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin e vendit, ku në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër do të ketë reshje të pakta shiu, ndërsa rrebeshe priten në zonat Jugore. Në zonat e thella malore në lartësinë mbi 1000 metra do të ketë reshje të pakta dëbore.
Të dielen, (dt.30 mars) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Tiranë, Berat, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta .
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minmale edhe në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale e shënuar në zonat e Juglindjes deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytetet të zonës së ulët.
Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.








