Një shpërthim zjarri ndodhi të shtunën, më 5 prill, në njërën nga dhomat e hotelit Pestana CR7 në Marrakech.
Falë reagimit të shkëlqyer të ekipeve në vendngjarje dhe ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të emergjencës, zjarri u vu menjëherë nën kontroll, njofton grupi hotelier.
Incidenti, i cili ishte i vogël, nuk shkaktoi asnjë dëmtim në njerëz dhe nuk kërkoi evakuim.
Të gjitha masat e sigurisë funksionuan në mënyrë të përkryer, duke garantuar sigurinë e klientëve dhe të stafit.
‘Hoteli mbetet plotësisht funksional dhe vazhdon të mirëpresë të ftuarit në kushte optimale’, shkruhet në një postim të stafit drejtues.
#Maroc ???????? - Un début d’incendie s’est déclaré ce samedi 5 avril dans l’une des chambres de l’hôtel Pestana CR7 Marrakech. Grâce à l’excellente réactivité des équipes sur place et à l’intervention rapide des secours, le feu a été immédiatement maîtrisé, apprend-on du groupe… pic.twitter.com/cXreEO8jH7
— Morocco News ???????? (@Moroccolitik) April 6, 2025








