Sot ishte dita e fundit e Kombëtares në Shqipëri, pasi do të nisen drejt Londrës ku do të përballen me Anglinë. “Tre Luanët” presin kuqezinjë më 21 mars në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.
Kuqezinjtë e Silvinjos kanë festuar në grumbullim edhe ditëlindjen e Tomas Strakoshës dhe Ernest Muçit.
“Një surprizë e vogël për djemtë tanë kuqezi, Thomas Strakoshën, Ernest Muçin dhe Fatos Kademin, të cilët festuan ditëlindjet e tyre gjatë grumbullimit me Kombëtaren”, shkruhet bashkëngjitur me videon e postuar nga FSHF.







