Kombëtarja e Anglisë arriti të fitonte m rezultat minimal 1-0 në ndeshjen përballë Serbisë gjatë debutimit të bërë në “Euro 2024”.
Por siç edhe njihen për ngjarje të pazakonta, nuk mund të mungonte diçka e ngjashme nga tifozët anglezë. Njërin prej tyre, e ka zënë gjumi në stadium si pasojë e gëzimit pas fitores së ndeshjes me serbët.
Ai nuk ka humbur rastin që ta publikojë këtë moment edhe në rrjetet sociale duke u bërë viral me reagimin e tij pasi u zgjua në stadiumin “Veltins Arena” i cili është i gjithi bosh.
“Sapo u zgjova. Është ora 5 e mëngjesit. Po ngrij”- shprehet ai në videon e publikuar. Versus.al
An England fan woke up at 4am in an empty stadium ???????????????????????????????????? pic.twitter.com/wiUbGWM1jD
— Football Fights (@footbalIfights) June 17, 2024

