MAGAZINË /

VIDEO/ Siç nuk i keni parë kurrë, dalin pamjet e kërcimit të Princ Harry dhe Meghan pak para lindjes në maternitet

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Siç nuk i keni parë kurrë, dalin pamjet e kërcimit

Meghan Markle ndau një moment të ëmbël në rrjetet sociale në ditën e 4-vjetorit të vajzës së saj Lilibet. Në videon që Dukesha e Sussex postoi në llogarinë e saj personale në Instagram, ajo dhe Princi Harry kërcejnë në repartin e maternitetit pak para lindjes së vajzës së tyre, në qershor 2021.

E veshur me një fustan të zi, 43-vjeçarja kërcen, rrotullohet dhe tundet ritmikisht nën tingujt e këngës “Baby Momma Dance Song”.

“Katër vjet më parë, ndodhi edhe kjo”, shkroi Meghan Markle në mbishkrimin që shoqëronte postimin e saj, duke shtuar: “Të dy fëmijët tanë lindën një javë pas datës së tyre të lindjes… Kështu që kur ushqimi pikant, shumë shëtitje dhe akupunktura nuk funksionuan, na mbeti vetëm një zgjidhje”.

Postimi është bërë viral duke marrë miliona shikime dhe reagime nëpër faqe të tjera ku ishte publikuar, pasi në llogarinë e saj personale, Meghan kishte bllokuar komentet. Versus.al

 

 

Poll