Një pamje skandaloze ka qenë ajo e krijuar në ndarjen e çmimeve “Grammy 2025” nga këngëtari i njohur Kanye West dhe partnerja e tij Bianca Censori.
Të dy u shoqëruan nga policia pasi u shfaqën të paftuar në ceremony dhe paraqitja e tyre provokuese këtë herë i çoi gjërat në një tjetër nivel. Të gjithë mbetën të shokuar kur Bianca mbërriti krejtësisht e zhveshur në një fustan rrjetë të tejdukshëm duke mos lënë aspak vend për imagjinatë.
Oficerët e policisë ndërhynë për t’i larguar nga ngjarja menjëherë pas mbërritjes së tyre.
Grammy-t kanë qenë gjithmonë një skenë për zgjedhje të guximshme të modës, por ansambli i guximshëm i Biankës i çoi gjërat në një ekstrem. Fillimisht e mbuluar me një pallto të madhe leshi, ajo e uli në mënyrë dramatike, duke zbuluar një fustan transparent që i ekspozonte të gjithë trupin. Versus.al
View this post on Instagram








