
Amarildo e Roberto Bakaj bëjnë histori në boks.
Mbrëmja epike e boksit në Lezhë kulmoi me suksesin e Amarildo Bakajt, i cili mposhti me “knockout” për titullin botëror WBO ganezin Jon Mbanugu. Dy vëllezër, dy tituj, djemtë e Lezhës bënë krenarë të gjithë shqiptarë.
Amarildo Bakaj (11-0, 11 KOs) ???????? is the new WBO Youth Light Heavyweight World Champion. He defeated Jon Mbanugu (10-1-1, 10 KOs) ???????? in the fourth round in Lezhe, Albania. pic.twitter.com/ijKJbSS6oQ
— Permante (@PermantexG) August 4, 2024
Për sa i përket, Roberto Bakaj, ai arriti suksesin e 12-të radhazi duke mposhtur me “knockout” kolumbianin Edwin Riascos dhe duke fituar kështu titullin Kontinental IBO.
Atmosfera në stadiumin e qytetit në Lezhës, në këtë organizim boksi, ishte vërtetë elektrizuese, teksa të gjithë të pranishmit festuan triumfet e boksierëve shqiptarë.

