MAGAZINË /

VIDEO virale/ Gjyqtari hedh në tokë trajnerin duke e goditur me stil karateje

Pamjet e incidentit po bëjnë xhiron e internetit, ku një anëtar i stafit teknik të Magdalena-s dhe arbitri i ndeshjes janë përfshirë në një skenë të dhunshme.

Shkruar nga Versus

VIDEO virale/ Gjyqtari hedh në tokë trajnerin duke e goditur me stil

Një ngjarje e pabesueshme ndodhi gjatë përballjes mes Sport Huaquilla dhe Magdalena CEDEC, në kuadër të Kupës së Perusë (Casma District League 2025), e zhvilluar në Ancash. Pamjet e incidentit po bëjnë xhiron e internetit, ku një anëtar i stafit teknik të Magdalena-s dhe arbitri i ndeshjes janë përfshirë në një skenë të dhunshme.

Në minutën e 82-të, arbitri Luis Alegre po përgatitej të përjashtonte një lojtar të skuadrës mike, por, sapo nxori kartonin e kuq, u sulmua nga një anëtar i pankinës së Magdalena-s, i cili në mënyrë kërcënuese u përpoq t’i hidhte një shishe me ujë. Reagimi i Alegres ishte i menjëhershëm dhe ekstrem: ai i dha një goditje të fuqishme me këmbë në fytyrë, një lëvizje që ngjante me një goditje karateje dhe që e rrëzoi trajnerin.

Tensioni u përshkallëzua me shpejtësi, me disa lojtarë që iu afruan katër gjyqtarëve, duke çuar në një përplasje që për pak përfundoi në një përleshje fizike. Situata u bë aq kaotike sa policia ndërhyri për të qetësuar gjakrat, duke detyruar ndërprerjen e ndeshjes përpara përfundimit të saj.

 

Tags:

peru karate

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: