Një ndeshje për tu harruar ishte kjo e Shqipërisë në ‘Epet Arena’ përballë vendasve çekë.
Përveç se kanë pësuar dy gola, në secilën pjesë, skuadra jonë e futbollit ka zhgënjyer edhe në lojë, duke mos mundur të organizohet.
Goditjen e parë drejt portës, Shqipëria e ka bërë vetëm në minutën e 76 me Asllanin, i cili realizoi një gjuajtje mjaft të mirë po që u prit nga portieri çek.
Edhe pse trajneri Sylvinjo bëri disa zëvendësime, sërish ata nuk sollën freskinë e kërkuar në skuadër, duke bërë që kombëtarja jonë të mos rrezikonte për asnjë moment portën çeke.
Një ndeshje zhgënjyese jo vetëm për dy golat e pësuar, por edhe për lojën e dobët të treguar nga kombëtarja.
Dy golat e çekëve u shënuan nga Tomas Chory në minutën e 3 dhe të 63.
Ndeshja ishte e vlefshme për Grupin e 1 të Ligës B, të National League.
Ndeshja tjetër e kombëtares është të hënën, kundër Ukrainës.








