Ashtu siç ishte shprehur dhe në intervista pas përfundimit të ‘Sunny Hill’ në Kosovë, Bebe Rexha ka vizituar vendlindjen e saj, Dibrën, pas 12 vitesh.
Në fotot e publikuar nga këngëtarja nga qëndrimi i saj në fshat shihet dhe familja e saj, e cila e përcjell me muzikë e tupana.
Gjithashtu përmes një postimit Bebe ka treguar se ka vizituar dhe varrin e gjyshit të saj, ku dhe është përlotur pasi nuk mund të merrte pjesë në funeralin e tij.
‘Pas 12 vitesh u ktheva në vendlindjen e babait tim në Dibër të Maqedonisë. Rilidhja me rrënjët dhe familjen time ishte thellësisht emocionuese. Vizita e varrit të gjyshit tim ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk munda të merrja pjesë në funeralin e tij në kohë gjatë turneut. Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona.‘- shkruan Bebe.
Vieë this post on Instagram







