Raporti mes Mirit dhe Selinit vazhdon të jetë një nga temat më të nxehta të momentit, sidomos pas videos së tyre dhe letrës surprizë të dërguar nga babai i Selinit gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme. Një moment që trazoi ujërat dhe ndezi menjëherë diskutimet brenda dhe jashtë shtëpisë.
Tema u “zbërthye” në detaje edhe në Big Brother Fan Club, ku në studio u debatua gjerësisht se çfarë ndikimi mund të ketë kjo letër në rrjedhën e lojës, por edhe në marrëdhëniet mes banorëve. Natyrisht, vëmendja nuk mund të mos ndalej edhe te jeta personale e Mirit jashtë shtëpisë.
E ftuar në emision, avokatja Nexhi Beqiri solli një këndvështrim ligjor, duke theksuar se çdo individ ka të drejtën të marrë vendime për martesën e tij pa qenë i detyruar të japë shpjegime.
“Secili ka të drejtë ta refuzojë martesën, madje pa dhënë arsye. Këto janë vendime personale që zgjidhen me vullnet të lirë. Miri dhe bashkëshortja janë ende bashkë, ndërsa Miri ka interes për një vajzë të re, inteligjente dhe të shkolluar,” u shpreh Beqiri, duke shtuar edhe më shumë pikëpyetje mbi situatën.
Por surprizat nuk mbaruan me kaq. Gjatë diskutimit, Françeska hodhi “benzinë mbi zjarr”, duke zbuluar se bashkëshortja e Mirit ka reaguar publikisht në rrjetet sociale.
Sipas saj, ajo ka komentuar në një video ku Miri shfaqet me Selinin, duke shkruar: “Miri më i miri”.
Ky reagim i papritur ka bërë xhiron e rrjetit, duke ndezur debate të shumta dhe duke shtuar edhe më shumë mister rreth marrëdhënies së vërtetë mes Mirit, Selinit dhe familjes së tij.

