
Aktorja Monika Lubonja, ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në “Top Arena”.
Duke qenë se ajo ka një raport shumë të mirë me aktoren e njohur, Olta Gixhari, miqësia e tyre u vendon në provë.
Ishte moderatorja e njohur, Erjola Doçi, ajo e cila gjatë lojës, i kërkoi Monikës të marrë në telefon Oltën.
Në telefonatë ajo do të komplimentohej për linjat trupore dhe për bukurinë. Megjithëse telefoni ra disa herë, Olta Gixhari nuk e hapi por sërish Monika Lubonja ia dha mesazhin e saj.
“Olta Gixhari, pas meje, je femra më seksi e showbiz-it, kinemasë dhe teatrit”, u shpreh Monika.
Kujtojmë se Lubonja dhe Gixhari kanë të njëjtin profesion e po ashtu kanë kaluar të njëjtën eksperiencë, atë të “Big Brother VIP Albania”.








