MAGAZINË /

Vlora Marina, një standard i ri në projektet bregdetare

Garanci për rritje të vazhdueshme të vlerës së pronës

Shkruar nga Versus

Vlora Marina, një standard i ri në projektet bregdetare

Në një kohë kur tregu i pasurive të paluajtshme po përjeton një rritje të qëndrueshme, Vlora po shndërrohet në një nga zonat më premtuese për investime afatgjata në Shqipëri. Vetëm gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti, investimet e huaja direkte në Shqipëri kapën shifrën e mbi 759 milionë euro, rreth 11 milionë më shumë krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pak a shumë i njëjti trend është vënë re edhe për periudhën në vijim.

Sektori Real Estate vijon të mbetet në krye të listës së investimeve, duke reflektuar besimin e tregut dhe potencialin e lartë të kthimit nga investimet. Zona më e preferuar mbetet Riviera Shqiptare dhe veçanërisht qyteti i Vlorës i cili përtej konceptit si një destinacion pushimesh, po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një destinacion për të jetuar dhe investuar.

Vlora Marina, një standard i ri në projektet bregdetare

Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim ka luajtur edhe  zhvillimi i infrastrukturës si dhe projektet ambicioze të cilat po i japin këtij qyteti një panoramë gjithnjë e më tërheqëse. Një prej tyre është edhe Vlora Marina, një projekt që jo vetëm përfaqëson elegancën e një jetese moderne buzë detit, por ofron siguri, vlerë në rritje dhe ndërtim të certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare të qëndrueshmërisë.

Kjo e bën atë një mundësi të jashtëzakonshme për ata që kërkojnë të investojnë aty ku vlera e pronës rritet në mënyrë të vazhdueshme.

1. Lokacioni (pozicion strategjik, pranë detit dhe qytetit)

Vlora Marina është pozicionuar në qendër të qytetit të Vlorës, fare pranë atraksioneve kryesore, jetës dinamike dhe energjisë së qytetit, por nga ana tjetër ndodhet pranë detit për të gjithë ata që kanë nevojë për momente qetësie, apo për një kombinim mes dy stileve të jetesës.

2. Klima perfekte

Vlora është e njohur për klimë mesdhetare me gati 300 ditë diell në vit, ideale për të pushuar, pse jo edhe për të bërë plazh nga marsi deri në tetor. Ajri i pastër nga ana tjetër dhe veçanërisht jetesa buzë detit është vërtetuar se kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndet, duke përmirësuar ndjeshëm si shëndetin fizik ashtu edhe atë mendor.

Vlora Marina, një standard i ri në projektet bregdetare

3. Apartamente premium buzë detit( Elegancë dhe Komoditet)

Një shtëpi në Vlora Marina nuk është thjesht një vend për të jetuar, por një mundësi për të ndryshuar stilin e jetesës. Projekti ofron hapësira të bollshme dhe të dizajnuara me shije, me mundësi për aktivitete jashtë, si dhe për një jetë sociale aktive. Gjithashtu në Vlora Marina mund të merrni çelësat e apartamentit tuaj totalisht të mobiluar sipas trendeve të kohës për një jetesë sa më komode dhe në një ambient elegant.

4. Lidhja me natyrën dhe trashëgimia kulturore

Jetesa në Vlora Marina ofron mundësinë për të eksploruar natyrën e mrekullueshme dhe pasuritë kulturore që ofron ky rajon. Vlora ka një histori të pasur dhe është një portë hyrëse për vizitorët që duan të zbulojnë bukuritë natyrore dhe kulturën tradicionale shqiptare. Këtu mund të shijoni bukurinë e rreth 120 plazheve natyrore, kombinuar me kurorën e maleve, me shumëllojshmërinë e shpellave, lagunave e gjireve.  Gjithashtu mund të zbuloni përmes monumenteve, kështjellave e kalave, një histori të veçantë.

Vlora Marina, një standard i ri në projektet bregdetare

5. Certifikim EDGE në fazë projektimi

Respektimi i standardeve ndërkombëtare në ndërtim dhe qëndrueshmëria janë shtylla thelbësore në një projekt si Vlora Marina. Vlerësimi me certifikimin EDGE Design Stage nga IFC dhe Wold Group është një dëshmi për kujdesin që projekti tregon që në fazë projektimi për komunitetin dhe mjedisin. Ky vlerësim jepet si në fazë dizajni, ashtu edhe në fazë ndërtimi për përdorim në ndërtim të materialeve që kursejnë energji elektrike, rezervat ujore dhe reduktojnë emetimin e karbonit në mjedis.

6. Përfitimi financiar, rritja e vlerës së pronës

Dy vitet e ardhshme pritet të sjellin një rritje të çmimit global të banesave. Projeksioni ka dalë në raportin e Fitch Rating në të cilin parashikohet që shumica e shteteve do të shënojnë rritje nga 2 deri në 15% të vlerës së pronës. Në këtë renditje nuk ngelet pas as Shqipëria e cila sot është në një stad zhvillimi urban veçanërisht në zonat bregdetare. Vetëm gjatë 10 viteve të fundit rritja e çmimit të apartamenteve ka ardhur duke u rritur vazhdimisht në të gjithë vendin, por më e theksuar rritja është në pronat bregdetare.

 

 

 

Poll