Aktorja Olta Gixhari ka reaguar pas eliminimit të së motrës, Gerta Gixhari, në përballjen direkte me Rozana Radin në “Big Brother VIP 4”, ku kjo e fundit u shpall finalistja e parë e spektaklit.
Në një reagim të publikuar në rrjete sociale, Olta ka shprehur zhgënjimin e saj për rezultatin.
Sipas saj, pëlqimet dhe komentet pozitive në rrjet nuk kanë reflektuar të njëjtin rezultat në votim, ndaj ka bërë thirrje që mbështetësit ta tregojnë përkrahjen e tyre në mënyrë konkrete, përmes votës.
Gerta Gixhari ndodhet ende në garë për një vend në finale, ndërkohë që dy finalistët e parë të konfirmuar janë Rozana Radi dhe Laert Vasili. /Versus.al/








