Dita e shtunë parashikohet të karakterizohet nga moti i qëndrueshëm. Pjesa e parë e ditës do të jetë me vranësira dhe kthjellime, ndërsa gjatë pjesës së dytë në disa qarqe të veriut të vendit nuk përjashtohet as mundësia e reshjeve të shiut.
Temperaturat maksimale pritet të shënohen në Durrës me 22 gradë celcius dhe ato minimale në Peshkopi me 13 gradë celcius.
Era nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2-8 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës deri në 12 m/s ndërsa valëzimi në det pritet të jetë 1-2 ballë. Versus.al








