MAGAZINË /

Vranësira të dendura dhe shtrëngata shiu afatshkurtra, si pritet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 21 maj.

Shkruar nga Versus
Vranësira të dendura dhe shtrëngata shiu afatshkurtra, si pritet

 

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirat, të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.


Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në juglindje të vendit, në orët e mesditës deri pasdite reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit, lokalisht shtrëngata afatshkurtra.
 
Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do jetë i forces 1-3 ballë. Versus.al

Poll