
Dedektivja e cila ka hetuar vrasjen e Tupac Shakur, Sheryl McCollum, beson se Sean "Diddy" Combs është i përfshirë në vrasjen e reperit.
McCollum foli për media amerikane NewsNation dhe tha se producenti është padyshim i lidhur me vrasjen e reperit në vitin 1996, si dhe me antentatin ndaj tij teksa hynte në një studio regjistrimi në New York në 1994.
"Kjo filloi për mua në vitin 1994, hera e parë që Tupac u qëllua", u shpreh dedektivja.
Ajo shtoi më pas se kur reperi u qëllua në vitin 1994, Diddy ishte në studio në të njëjtën ndërtesë, së bashku me 40 persona të tjerë.
Sipas McCollum, është absurde që reperi të jetë i vetmi i qëlluar mes dhjetëra meshkujve.
“Nuk duhet të qëlloni dikë pesë herë për t'i marrë bizhuteritë ose paratë e tij. Madje pa e kërcënuar. Si ka mundësi që vjedhin vetëm një person dhe jo 40 të tjerë? Kush do të kishte më shumë para apo bizhuteri? Tupac apo 40 të tjerët?” tha McCollum.
Reperi u vra dy vjet më vonë në makinë teksa po largohej nga një ndeshje boksi në MGM Grand në Las Vegas.
"Të dyja herët që Tupac qëllohet, teksa ai është i bllokuar " shpjegon studiuesja, duke shtuar: " Një herë ai ishte i bllokuar në një ashensor dhe më pas në një makinë. Fjalë për fjalë nuk kishte si të largohej."
Më pas ajo shprehet: “ Çuditërisht, nuk ka asnjë video të asnjërës skenë. Për mua kjo do të thotë se dikush afër tij i dinte tw gjitha lëvizjet e tij. Kjo për mua eliminon shumë të dyshuar. Vetëm pak do ta dinin se ku ishte gjatë atyre dy ditëve”.
McCollum shprehu teorinë e saj se Diddy ishte i përfshirë në vrasjen e reperit, ndërsa familja e Tupac po mendon të ngrejë një padi kundër producentit.
“Shumë njerëz të Diddy-t po dalin para hetuesve dhe po japin informacion”, është shprehur një burim i afërt me reperin, i cili aktulisht ndodhet në burg pasi akuzohet për sulm seksual, zhvatje dhe promovim prostitucioni./Versus.al








