MAGAZINË /

'Xhelozi...'/ “Daja” i Cindy Marina për historinë e Eva Muratit me djalin e Jozefina Topallit: Lidhje kalamajsh...

Deda, i cili ishte ‘daja’ i nuses, Cindy Marina, tha se Eva dhe Genari janë njohur në vitin 2016, ndërsa e quajti një histori kalamajsh.

Shkruar nga Versus
'Xhelozi...'/ “Daja” i Cindy Marina për
Eva Murati/ Genar Topall dhe Cindy Marina

Producenti Eduart Deda teksa ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” nga Bieta Sulo, ka zbuluar detaje nga lidhja e shkuar mes moderatores së njohur Eva Murati dhe djalit të deputetes së PD-së, Jozefina Topallit, Genar Topalli.

Deda, i cili ishte ‘daja’ i nuses, Cindy Marina, tha se Eva dhe Genari janë njohur në vitin 2016, ndërsa e quajti një histori kalamajsh.

Sa i përket komentit të bëra nga Eva Murati në rrjete sociale, ai e quan një xhelozi.

“Është e pahijshme, Eva ka qenë e ndarë nga Genari prej kohësh kur Cindy e ka njohur atë.

Eva dhe Genari, në dijeninë time janë njohur në 2016. Eva ka qenë shumë e re, ka qenë histori dashurie adoleshence. Është konsumuar, nuk ka asgjë për të mbajtur peng. Nuk është se kjo ishte pranë altarit dhe ia mori dikush tjetër. Kjo historia është e shkuar, është një histori kalamajsh.  Eva nuk është mbyllur në manastir gjithë këto kohë. Është xhelozi”, u shpreh ai.

Poll