
Edhe pse “Big Brother VIP” ka përfunduar prej disa muajsh, Xheneta Fetahu vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes mediatike. Së fundmi, ajo ishte e ftuar në emisionin “Mos i bjer me top”, ku vendosi të flasë hapur për marrëdhëniet e saj personale dhe për personazhe që kanë qenë pjesë e diskutimeve publike.
Pika kulmore e intervistës ishte momenti kur iu shfaq fotografia e Drilon Ramës. Reagimi i Xhenetës ishte i menjëhershëm dhe aspak diplomatik: ajo e shqeu fotografinë dhe e hodhi poshtë, duke lënë të kuptohet qartë që mes tyre nuk ka më asgjë. “Ky djali vdes pas meje,” u shpreh ajo me një ton ironik, ndërsa komentonte raportin që kanë pasur.
Modelja nuk kurseu as thumbat. “Pse është boksier ky? Nuk i lejohet më të bëjë boks! Është ai lloji që në shtëpi i thotë mamit ‘do sjell një vajzë të mirë’, por pas krahëve më kërkon mua,” u shpreh ajo me një dozë humori të hidhur.
Edhe pse nuk pati një përballje ligjore mes tyre, Xheneta theksoi se e ndjen veten si fituese të "gjyqit mediatik". “Lufta e vërtetë ka qenë me fakte dhe dëshmi, unë kam qenë aktive dhe ai e ka ditur çdo hap që kam bërë,” tha ajo, duke lënë të kuptohet se historia nuk është harruar, por është mbyllur në mënyrën e saj.







