MAGAZINË /

Xheneta Fetahu rikthehet si opinioniste në programin ku u përjashtua

Pas përjashtimit të bujshëm nga "She's On Top" për shkak të një përleshjeje me një konkurrente, Xheneta Fetahu rikthehet fuqishëm në ekran — këtë herë jo si garuese, por si opinioniste!

Shkruar nga Versus
Xheneta Fetahu rikthehet si opinioniste në programin ku u përjashtua
Xheneta Fetahu

Pas përjashtimit të bujshëm nga "She's On Top" për shkak të një përleshjeje me një konkurrente, Xheneta Fetahu rikthehet fuqishëm në ekran — këtë herë jo si garuese, por si opinioniste!

Lajmi u konfirmua përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, ku u bë e ditur:

"Zyrtare! Xheneta Fetahu opinioniste e 'She's On Top Club'! Dikur konkurrente, Xheneta premton shou dhe komente mjaft pikante."

E njohur për natyrën e saj impulsive dhe komentet pa dorashka, Xheneta ka qenë një figurë shumë e komentuar që nga pjesëmarrja në Big Brother VIP Kosova, ku u bë e njohur edhe për historinë e komplikuar me Gjestin.

Ajo ka qenë gjithashtu pjesë e programit "E Diell", ku ka dhënë mendime të hapura mbi tema sociale dhe aktuale, duke ndërtuar imazhin e një personazhi që nuk nguron të shprehë hapur atë që mendon./Versus.al

Poll